Erion Veliaj, ose, ora që prish akrepat e lajmeve

0
174

Nga Basir Çollaku

Kontrolli i medies nga Rama dhe Veliaj eshte nje gare e brendshme sa tinzare aq dhe rrenuese per lajmin e lire, sa tashme telenovelat turke jane e vetmja pjese programi ky ata nuk luajne deri me tani. Te turrur pas Rames, arrogances se tij, kazanerise, tepsihanes, tenxheromanise, e gjithe emrave te tjere te guzhines turke, zgedhje e KM per te tallur menderen me medien, eshte lene menjane kulaçi Veliaj per gazeta e televizione. Sigurisht kullat plotkateshe ne Tirane, ku botues te shunte kane tashme pronesine, ndonese me urdher te Rames, kane edhe gishtin e Veliajt. Ka televizione te medha ku Veliaj paguan rregullisht te jete domosdoshmerisht ne lajmet kryesore?!?! Ka ekrane ku Veliaj paguan te jete çdo dite ne lajme, programe, emisione, te saldohet neper studio sikur eshte live duke bere namin ne pune, ndonese eshte duke gjezdisur neper vise te botes? Ec e mos beso. Nje episod tjeter ku Veliaj sillet si xhymert e babagjyes, ndonese ende si ka ardhur moti te behet baba, eshte kujdesi i dhuratave te shtrenjta per gazetaret, te cilet kujdesen per mbarevatjen e puneve te medha te Bashkise, e ti sajdisin tekstet sipas oreksit te kryetarit. Ne sezonin e veres disa gazetare perfituan telefona Samsung dhe Iphone te rinj, afer 1 milionesh. Ndersa viti i ri na vjen ndryshe, meqe nuk kemi prodhime te reja telefonise celulare, duhet nje zgjedhje tjeter. Disa miq gazetare me thine se kryebashkiaku eshte i paskrupullt ne ndere kompromentuese. A jane mbi 20 gazetare apo drejtues redsksish e lajmesh qe kane marre nga kryebashkiaku Veliaj dhurata per vit te ri ora swatch? Nje marke e shtrenjte e cila kur shkon te origjinalet normal qe kapercen se paku 1000 euro. Ka pasur gazetare qe nuk kane marre pjese ne kete ziafet bashkiak sepse dinin me heret marifetin korruptues te Veliajt, per ti vene me pas ne siklet te perditshem per lajmet. Ndaj sa here shkon ora e lajmeve gazetaret shohin oren e dores dhe kujtojne se swatch-i bashkiak duhet mirembajtur dhe ne informacion. Ndoshta koleget shkujdesen ne pak çaste dhe harrojne se kane pranuar nje deshtim profesional me nje njeri qe se rruan per lajmesit, madje jep urdhera per te hequr nga puna gazetare, kur ata investigojne, punet vrasese te bashkise. Kjo semundje ne dukje e vogel, po behet rutine, e po fsheh shume ngjarje te verteta qe i ndodhin kryeqytetit nga punet e bashkise. Koleget do ishte me.mire te investigonin punet publike te pushtetit lokal te Tiranes. Taksat e tejngopura te cilat i paguajne edhe vete, duke ia shkurtuar rripin ores swatch. Te investigojne investimet ne rruge a kane projekte a kane preventive, a kane procedura, te shohin tenderat qe nderrojne fitues sipas porosise apo halleve te deputeteve. Te shohin kullat e larta kush jane perfituesit duke mos pasur frike se jane ndoshta punedhenesit e tyre. Te shohin sa po qelbet e jo pastrohet kryeqyyeti dhe plehrat po vrasin banore te Tiranes me nje rritje te frikshme kancerogjene per shkak te ndotjes se pamenduar ne keto permasa dhe shkaqet jane edhe industria e pushtetit. Dhe ka plot hanere te tjera te lena menjane per shkak te samsungeve dhe swatchev-, sepse Veliaj po ua shkermoq zanatin me shemtuar se Rama botuesve..te tjere gazetare para pak kohe i shetiste neper evrope per pak pazar..E keshtu rrenohet pak zanat qe mezi mbahet. Nese do hidhnin kto pajisje sdo ishin me te varfer, sepse nuk jane me te pasur duke i mbajtur…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here