Ervin Bushati shkarkohet nga detyra e drejtorit të Postës Shqiptare

0
239

Ervin Bushati është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Postës Shqiptare. Burime bëjnë me dije se shkarkimi i Bushatit është firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama.

Në vend të Bushatit mësohet të jetë vendosur drejtoreshë e re e Postës Shqiptare, Anisa Kaltanji.

Bushati u emërua si drejtor i postës në shtator, duke qëndruar për vetëm pak muaj në detyrë. Nuk dihen shkaqet e shkarkimit, por kujtojmë se detyra iu dha Bushatit pasi ky i fundit nuk siguroi mandat në zgjedhjet e fundit.

Bushati u rendit i treti në listën e PS për Tiranën, ndërsa vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here