Është shumë vapë dhe tolerohet çdo gjë, por edhe shakaja ka një kufi

0
42

Nga Lutfi Dervishi

Është shumë vapë dhe tolerohet çdo gjë, por edhe shakaja ka një kufi:

Për një rrugë 33km që kushton mbi 100 milionë euro që ka 16 vjet që ka nisur sot i këndohet këngë kryeministrit dhe dy ministrave a thua se e kanë bërë me kursimet e tyre dhe jo me taksat e shqiptarëve!
Ja edhe tekstit këngës që do të mbetet në shekuj si monument i turpit, jo i atyre që këndojnë, por i atyre që dëgjojnë!
I kënduan Enverit, Ramizit, Saliut, Fatosit, Edit, Erdoganit!
Për kë është kënga e radhës?

Grupi “Zëri i Bilbilit” këngë për kryeministrin Edi Rama në tunelin e Skërficës në ditën e hapjes së kalimit në rrugën Kardhiq – Sarandë.

I thotë qafa e Skërficës
Luvadhit dhe Gramatesë
Paska dhe male mbi male
Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisë
Nisën punimet e para
Seneja 2000 e shtatë
Por e sosi Edi Rama
Më pak se gjysëm mandatë
Ti e lidhe labërinë
Me rrugë kryq e terthorë
Kurveleshin me Himarën
Tepelen Kuç edhe Vlorë.
Këtu mezi shkonin trimat
Për Senicë e Taroninë
Tani lidhet me tunelin
Gjirokastra me Delvinë
Mbaso do meren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim

Shkruaj nje koment