Është vënë në pranga 34 vjeçari në Vlorë

0
133


Është arrestuar nga policia, një 34 vjeçar në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, duke e kanosur atë me mjet prerës. Sipas Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi: V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë. Arrestimi i tij, u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës babain e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here