Është zyrtare/ Gjermania, Ramës: Nuk ke asnjë afat për negociatat. Deklarata…

0
144

Qeveria e Gjermanisë e drejtuar nga Angela Merkel ka dalë në një deklaratë në përfundim të Samitit me drejtuesit e vendeve të Ballkanit perëndimor.

Pasi zhvilluan takime të veçanta me drejtuesit e vendeve dhe më pas dhanë një konferencë për mediat.
Pas përfundimit të samitit, qeveria gjermane ka dalë në një deklaratë publike për mediat.

Në këtë deklaratë flitet për takimet dhe angazhimet që kanë ndërmarrë vendet e Ballkanit perëndimor për të plotësuar kushtet dhe kërkesat.

Në deklaratën e siguruar nga Jugunews.net bie në sy fakti se Gjermania nuk flet për asnjë datë në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Në këtë deklaratë flitet vetëm për Samitin e vitit 2020 që do të organizohet nga Kroacia si kryesuese e BE-së.

‘Për këtë qëllim, pjesëmarrësit mirëpritën synimin e Kroacisë për të organizuar një samit të BE për Ballkanin Perëndimor gjatë Presidencës së saj të BE në vitin 2020’, thuhet në këtë deklaratë.

Më poshtë deklarata e plotë e Qeverisë së Gjermanisë:

Përfundimet e takimit të përbashkët franko-gjerman për Ballkanin Perëndimor, më 29.4.2019

Sot, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës-Presidente e Komisionit Evropian u takuan në një takim të përbashkët të organizuar në Berlin nga Presidenti francez dhe Kancelarja gjermane.

Ata risollën në vëmendje perspektivën e përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ata vlerësuan përfundimin e suksesshëm të marrëveshjes mbi emrin, midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si një shembull i mirë i zgjidhjes së suksesshme të konflikteve.

Ata theksuan rëndësinë e një marrëveshjeje përfundimtare, të detyrueshme ligjërisht për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për stabilitetin në rajon.

Një marrëveshje e tillë është thelbësore për rrugën e Serbisë dhe Kosovës në Evropë. Ata ranë dakord që një marrëveshje e tillë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe politikisht e qëndrueshme dhe të kontribuojë për stabilitetin në rajon.

Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord të çojnë përpara përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe të vijojnë dialogun konstruktiv për normalizimin e marrëdhënieve me qëllim arritjen e një marrëveshje të plotë e përfundimtare.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një procesi negociator gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili duhet të shoqërohet me hapa për ndërtimin e besimit.

Ata ranë dakord të intensifikojnë përpjekjet për të krijuar një hapësirë ekonomike rajonale në përputhje me Deklaratën e Samitit të Sofjes në 2018 dhe konkluzionet e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër 2018.

Të gjithë pjesëmarrësit konfirmuan angazhimin e tyre për bashkëpunim brenda kuadrit të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit. Lidhshmëria, bashkëpunimi ekonomik, tregtia e lirë, bashkëpunimi për sigurinë, shkëmbimet e të rinjve dhe pajtimi janë elemente qendrore të procesit. Ata riafirmuan mbështetjen e tyre për Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO). Ata shpresojnë në samitin e ardhshëm në Poznan, Poloni.

Pjesëmarrësit ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre për të parandaluar radikalizimin dhe luftën kundër terrorizmit, tregtinë e paligjshme të armëve të lehta dhe të vogla dhe migracionin e paligjshëm.

Pjesëmarrësit theksuan përkushtimin e patundur ndaj demokracisë, përfshirë rolin qendror të zgjedhjeve dhe institucioneve parlamentare, sundimin e ligjit dhe veprimit të qeverisjes së mirë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të forcuar rolin e shoqërisë civile dhe mediat e pavarura. Ata ranë dakord se reformat e qëndrueshme për perspektivën evropiane të rajonit dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e shoqërive ndaj sfidave të brendshme dhe të jashtme të kohës sonë janë të një rëndësie qendrore. Ata riafirmuan angazhimin e tyre për stabilitetin e rajonit.

Për këtë qëllim, pjesëmarrësit mirëpritën synimin e Kroacisë për të organizuar një samit të BE për Ballkanin Perëndimor gjatë Presidencës së saj të BE në vitin 2020.

Deklarata e plotë dhe në Anglisht:

DRAFT/ Leaders’ Meeting On The Western Balkans

Conclusions by the co-chairs

Berlin, 29 April 2019

Today, leaders of the Western Balkans, together with the Prime Ministers of Croatia and Slovenia and the High Representative of the EU for Foreign Affairs and Security Policy / Vice-President of the European Commission, came to Berlin, at the meeting hosted by the President of France and the German Chancellor.

They recalled the common European perspective of the Western Balkans.They commended the successful agreement between Greece and North Macedonia regarding the name dispute as an outstanding example of successful conflict resolution.

They underlined the importance of a final legally binding agreement on full normalization of relations between Belgrade and Pristina for the stability in the region. Such an agreement is key for the respective European paths of Serbia and Kosovo. They agreed that any such agreement must be comprehensive, politically sustainable and contribute to regional stability.

Serbia and Kosovo agreed to speed up efforts to implement existing agreements and to re-engage constructively in the normalization dialogue with the facilitation of the EU, with the aim to reach a comprehensive and definitive agreement.

Participants underlined the importance of an inclusive and transparent negotiation process, which should be accompanied by confidence building efforts.

Participants agreed to intensify their efforts to establish a regional economic area in line with the 2018 Sofia summit declaration and the Chair’s Conclusions of the London Western Balkans Summit 2018.

All participants reconfirmed their commitment to co-operate in the framework of the so called Berlin Process. Connectivity, economic cooperation, free trade, cooperation on security issues, youth exchanges and reconciliation constitute core pillars of the process. They reaffirmed the support to the Regional Youth Co-operation Office (RYCO). They are looking forward to the upcoming Summit in Poznan, Poland.

Participants agreed to step up their co-operation to prevent radicalization and to fight terrorism and illicit trafficking of small arms and light weapons, as well as illegal migration.

Participants emphasized their unwavering commitment to democracy, including the central role of elections and parliamentary institutions, the rule of law and good governance, the fight against corruption and organized crime as well as strengthening the role of the civil society and independent media. They agreed that sustainable reforms are key for the European perspective of the region and strengthening the resilience of societies against the challenges of our time, both internal and external. They reaffirmed their commitment to the stability of the region.

To that end, participants welcomed the intention of Croatia to host an EU-Western Balkans Summit during its EU Presidency in 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here