“Eskobari i Ballkanit” kërkesë gjykatës: Më hiqni nga siguria e lartë, dua ta vuaj dënimin në burg të zakonshëm

0
133

Klemend Balili, i konsideruar nga media greke si “Eskobari i Ballkanit”, kërkon të ndryshojë sigurinë e burgut, ku po vuan dënimin me 10 vjet heqje lirie të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Kërkesa është depozituar në gjykatën e Elbasanit, ku Balili, i kërkon trupit gjykues që ti ndryshojë kushtet e sigurisë së vuajtjes së dënimit, duke e transferuar nga një burg i sigurisë së lartë siç është burgu i Peqinit në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në fakt vuajtjen e dënimit në burg të sigurisë së lartë e ka përcaktuar gjykata e Krimeve të Rënda, në vendimin e dënimit me 10 vite burg të Balilit. Pritët që në ditët në vijim të zhvillohet gjyqi për të shqyrtuar këtë kërkesë të Balilit depozituar gjykatës së Elbasanit.
Nëse trupi gjykues do të pranonte kërkesën e Balilit, atëherë “Eskobari i Ballkanit” do transferohej nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme, që kuptohet do të përfitonte më tepër lehtësira për sa i përket takimeve me familjarë,leje dalje të përkohshme, dhe aktivitete të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here