EURACTIV: Presidenti shqiptar firmosi rritjen e pagës së tij, nga më të lartat në rajon

0
138

Presidenti Bajram Begaj nënshkroi të hënën tre ligje të reja për rritjen e pagave, duke përfshirë edhe atë të tijin. Kreu i shtetit rezulton të jetë më i paguari në rajon me një pagë prej 3860 euro në muaj, shkruan EURACTIV.

Qeveria ka paraqitur së fundmi ligjet që do t’i hapin rrugën rritjes së parë të pagave të administratës publike që nga viti 2006. Ato që ndikohen nga ligjet nuk përfshijnë vetëm presidentin, por zyrtarë të lartë, drejtues institucionesh dhe deputetë e ministra.

Fillimisht, deputetët nuk u përfshinë në rritjen e pagave, por protestat në parlament rezultuan me përfshirjen e tyre. Aktualisht, anëtarët e parlamentit marrin pak më pak se 1000 euro në muaj pagë, plus një shumë të ngjashme në shpenzime.

Në tetor 2022, kryeministri Edi Rama ishte i palëkundur se pagat nuk do të rriteshin, por ndërroi mendje disa muaj më vonë. Projektligji për rritjen e pagave u votua javën e kaluar, me 97 pro dhe dy kundër.

Paga e deputetëve tani do të arrijë 2812 euro në muaj për ministrat në 2889 euro në muaj, rreth 3625 euro për kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Këta të fundit kanë marrë më parë rreth 2066 euro në muaj, që do të thotë se paga e tyre është rritur pothuajse 1.5 herë.

Paketa me tre ligje të miratuara në Kuvend parashikon rritjen e kompetencave të Këshillit të Ministrave në përcaktimin e pagave në sektorin publik, rritje pagash për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe një skemë të re rritjeje pagash për administratën publike, duke respektuar atë që njihet si hierarkia e pagave, ku paga më e lartë është për Presidentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here