Euractiv: Shqipëria del nga lista “gri”, por pastrimi i parave mbetet shqetësim në ekonomi

0
104

Shqipëria nuk është më në ‘listën gri’ të Task Forcës së Veprimit Financiar, e cila emërton vendet ku shqetësimet për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit nuk trajtohen në mënyrë adekuate nga autoritetet, por palët e interesuara thonë se ndikimet e pastrimit të parave ndihen ende në ekonomi, sicc shkruan Euractiv.

Shqipëria mori një angazhim për të bashkëpunuar me FATF-në dhe organin e vlerësimit të Këshillit të Evropës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Moneyval, në shkurt 2020, pas ripërfshirjes së saj në listën gri. Që atëherë, vendi ka parë një rritje të dukshme të rasteve të pastrimit të parave që çojnë në padi.

Në verë, Këshilli i Evropës përmirësoi përputhshmërinë e Shqipërisë me rekomandimet e FATF-së nga pjesërisht në përputhje në përgjithësisht. Ata vazhduan se vendi mori disa masa “të cilat adresuan mangësi të rëndësishme” dhe përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme

“Në përgjithësi, Shqipëria ka bërë përparim në adresimin e shumicës së mangësive të përputhshmërisë teknike të identifikuara në Raportin e saj të Vlerësimit të ndërsjellë të 2018-ës”, deklaroi Këshilli i Evropës, duke vënë në dukje se Shqipëria duhet të raportojë pas dy vjetësh për të gjitha çështjet dhe çdo progres të mëtejshëm.

Megjithatë, shqetësimet mbeten, të paktën në nivel lokal, për pastrimin e parave. Gjatë verës, vlera e euros ka rënë ndjeshëm kundrejt lekut për shkak të tepricës së monedhës së BE-së në tregun vendas. Ndërsa shumë i atribuohej turizmit dhe rritjes së investimeve të huaja, disa mbeten skeptikë dhe dyshojnë për lojëra të pahijshme.

Shkruaj nje koment