Euro e nis javën në rënie, zbret përsëri poshtë 107 lekëve

0
26

Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, Euro zbriti poshtë nivelit të 107 lekëve për herë të parë që nga data 23 gusht. Monedha europiane u këmbye me 106.87 lekë, në rënie me 0.45 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Krahasuar me datën 25 gusht, kur arriti nivelin më të lartë të tre muajve të fundit, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 3.71 pikë.

Shkruaj nje koment