Euro në pikiatë, bie nën 114 Lekë

0
146

Prej 6 ditësh euro po këmbehet me më pak se 114 Lekë, kjo është edhe rënia më e madhe në historinë e monedhës europiane në vend. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro u këmbye me 113.94 Lekë.“Kemi një ofertë të Euros më shumë se zakonisht, prandaj kemi mbiçmim të Lekut. Ka disa faktorë që janë përtej faktorëve sezonalë, që kanë të bëjnë me fundvitin. Duhet të kemi parasysh që Shqipëria ka informalitet të lartë.”

Ndërsa euro është zhvlerësuar, me monedhën vendase ndodh e kundërta duke u favorizuar kështu importuesit, por jo eksportuesit.

“Në kontekstin e inflacionit padyshim një lek i mbiçmuar mund të ketë një efekt amortizues sa i përket rritjes së çmimeve, po ndërkohë kemi dhe efekte negative, shqiptarët që kanë të ardhura në euro mund të ketë një rënie të fuqisë blerëse.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here