EUROBASKET 2017-Shqiperia mposht Sllovakine.

0
207

1234Shqipëria në basketboll për meshkuj, ka shënuar fitoren e parë në raundin e radhës në kuadër të eleminatoreve të Kampionatit Europian që organizohet vitin që vjen. Në takimin e organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në kryeqytet, ekipi ynë ka fituar ndaj Sllovakisë me rezultatin 72-65. Lojtari më i mirë në ekipin shqiptar, ka qenë Broadus me 17 pikë, ndërsa për sllovakët, ka qenë Milosevic të dy të natyralizuar me pasaporta të vendeve respektive. Fitorja e basketbollistëve tanë, ka vlerën e statistikave, pasi Shqipëria, ka humbur shancet të kualifikohet për më tej. Në takimin e parë të luajtur në Sllovaki, Shqipëria humbi me rezultatin 69-60.

Shkruaj nje koment