Eurostat: 40 mijë vite jetë humbasin çdo vit shqiptarët nga sëmundjet që shkakton ndotja e ajrit

0
149

Nga Vehap Kola

40 mijë vite jetë humbasimn çdo vit ne shqiptarët nga sëmundjet që shkakton prania tej normave në ajër e grimcave me madhësi 2.5 mikrometër – vlerëson EUROSTAT.
Bashkia e Tiranës është klasifikuar nga EUROSTAT si njëri prej rajoneve me ajrin më të ndotur nga grimcat PM2.5 në të gjithë Europën.
Kancera, sëmundje të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes, sëmundje të aparatit tretës shkaktohen nga niveli gati dyfish – krahasuar me mesataren europiane – i këtyre grimcave me origjinë nga metalet e rënda, lëndët kimike të përdorura në ndërtim dhe tymrat nga trafiku.
Vetëm gjatë dy viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për rreth 1 milion m2 pallate.
Është e kuptueshme se janë pikërisht banorët e Tiranës ata që humbasin më shumë vite jetë nga kjo ndotje.
Se vërtet ajri nuk lexon kushtetutën, as ligjin për ndarjen administrative, por edhe pylli orbital nuk i lejon grimcat e rënda të kalojnë kufijtë e qytetit, le më kufijtë e Bashkisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here