Eurostat: Rreth 80% e shqiptarëve pa arsim të lartë, renditemi në fund të Europës

0
100

Sipas shifrave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket normës së personave me arsim të lartë. Mesatarisht në vendin tonë rreth 20% e popullsisë mbi 25 vjeç kanë arsim të lartë, ndërkohë që 80% janë më arsim fillor ose të mesëm.

Referuar të dhënave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket normës së personave me arsim të lartë.

‘Scan Intel’ ka analizuar shifrat e Eurostat të kryqëzuara me shifrat e ‘Institutit të Statistikave’ sa i përket normës së popullsisë mbi 25 vjeç me arsim të lartë, sipas gjinisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Nga një panoramë e përgjithshme e të dhënave vihet re se pothuaj në të gjitha vendet e Europës norma e femrave me arsim të lartë është më e madhe se norma e meshkujve të cilët zotërojnë një diplomë të arsimit të lartë.

Nëse i referohemi shifrave për vendin tonë shohim se 21% e femrave mbi 25 vjeç janë me arsim të lartë përkundrejt meshkujve me një normë prej 18.3%. Pra, sipas INSTAT, përqindja e femrave me arsim të lartë në vitin 2022 ka qenë më e madhe se ajo e meshkujve.

Shkruaj nje koment