Eurostat:60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj

0
370

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Eurostat në lidhje me njohuritë që kanë qytetarët mbi gjuhët e huaja, thuajse 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj, një nga përqindjet më të larta në krahasim me vendet e BE-së dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar në union. Ndërkohë, rezulton se 35% e qytetarëve të BE-së nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Rekordin e popullsisë që nuk di asnjë gjuhë tjetër përveç asaj amtare, e mban Turqia me 82% të qytetarëve.Pas Turqisë renditet Mbretëria e Bashkuar. Në vend të tretë renditen rumunët, ku sipas Eurostat 64% e popullsisë nuk flet asnjë gjuhët të huaj, e ndjekur nga Bosnje dhe Hercegovina me 61%, një diferencë tepër e ngushtë me Shqipërinë. Ndryshe nga Shqipëria dhe Bosnja, përqindja e njerëzve që nuk flasin asnjë gjuhë të huaj është shumë e ulët në Maqedoni me vetëm 32%, dhe në Serbi me vetëm 21% e popullsisë. Çereku i shqiptarëve flet një gjuhë tjetër përveç amtares Rreth 26% e Shqiptarëve di të flasë edhe një gjuhë tjetër përveç gjuhës së nënës, kurse gati 11% e popullsisë në vend flet dy gjuhë të huaja, sipas Eurostat. Edhe për njohjen e dy gjuhëve të huaja shqiptarët renditen të pestët ndër vendet e BE-së dhe kandidatëve potencialë, për njohuri të ulëta në gjuhët e huaja. Ndërsa përqindjen më të lartë e ka Qipro, me 62.2%, pasi është një vend ku fliten dy gjuhë, greke dhe turke, kështu qytetarët atje janë të detyruar të dinë përveç gjuhën amtare edhe gjuhën që flet pjesa tjetër. Në të gjithë Bashkimin Europian vetëm 8.4% e qytetarëve njohin më shumë se 3 gjuhë të huaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here