Familja Lulo në qiell të hapur. Apel për ndihmë, Zamira Rami i heq asistencën

0
905

Familja Lulo, prej korrikut të vitit të kaluar, jeton në qiell të hapur. Banesa dy katëshe e pozicionuar në lagjen “Punëtori”, është tërësisht e pabanueshme por halli ka shtyrë katër pjestarët e kësaj familjeje, që të përjetojnë ditët e veta më të zeza. Një zjarr aksidental i rënë korrikun e vitit të kaluar, ka rezultuar fatal për familjen e Vilson Lulos, vëllait të këngëtarit të njohur gjirokastrit dhe të këngës popullore shqiptare Petrit Lulo. Zjarri zhduku gjithcka që familja, kishte ndërtuar me mund në 20 vitet e fundit. Në këtë objekt por që vetëm banesë nuk mund të quhet, jetojnë katër pjestarë të familjes Lulo, kryefamiljari Vilsoni, gruaja e tij Entela, si dhe dy vajzat 18 dhe 15 vjecare. E ndërsa kryefamiljari, kishte dalë për të mbledhur kanoce për të siguruar bukën e gojës, e shoqja e tij Entela, rrëfen dramën që përjeton përditë në qiell të hapur. Asnjë e ardhur nuk rezulton të ketë kjo familje katër anëtarëshe. Madje edhe asistencën financiare që tërhiqte nga Bashkia e Gjirokastrës, kjo e fundit e ndërpreu. Vec kësaj edhe Kryqi i Kuq i Gjirokastrës, nuk ka denjuar të trajtojë me ndihma këtë familje pasi sipas drejtuesve të saj, kjo familje është në gjendje më të mirë sesa të tjerat. Vetë gruaja e shtëpisë, rrëfen dramën që përjeton përditë në qiell të hapur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here