Familjet shqiptare mbahen nga emigracioni!

Shqipëria vazhdon të mbetet një shtet i varur nga dërgesat e emigrantëve, madje në strategjinë e qeverisë për Diasporën, pranohet se rënia e renitancave në vitin 2008 deri në vitin 2013 solli rritjen e varfërisë në vend.
Në të njëjtin dokument thuhet se vlera e renitancave shkon nga 9 deri në 15 përqind e të ardhurave për familjet në Shqipëri dhe me to sigurojnë ushqime, veshmbathje, ilaçe, apo përdoren për ndërtimin apo mobilimin e shtëpisë.

Një karakteristikë e emigrimit shqiptar ndër vite ka qenë niveli i lartë i profesionstëve të kualifikuar që janë larguar.
Në to u përfshin akademikë, individë të kualifikuar në fusha të ndryshme si dhe një numër i madh studentësh shqiptarë, që studiuan në universitete të huaja.
Thuajse 50 përqind e kërkuesve shkencorë, lektorëve dhe intelektualëve të vendit janë larguar nga Shqipëria prej vitit 1990, më shumë se 26.3 përqind e të cilëve emigruan në SHBA.
Ndërsa në fillim të viteve 2000, reth 60 përqind e të diplomuarve në perëndim ose ishin larguar nga vendi, ose nuk ishin kthyer pas diplomimit.
Qeveria pranon se Shqipëria vazhdon të jetë burimi i emigracionit.
Në raportin e Ministrisë së Diasporës citohen edhe raportet e INSTAT, sipas të cilave njerëzit emigrojnë kur i mungojnë burimet dhe mundësitë elementare për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre në atdhe.
Ndër faktorë përmenden ato ekonomik, siguria publike, mungesa e besimit tek institucionet por edhe gjakmarrja.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment