Fasha 800kWh nuk aplikohet as ne dhjetor, Balluku kerkese qytetareve:Kurseni energji

0
45

Zevendeskryeministrja dhe njeheresh Ministrja e Infrastruktures dhe Energjise, Belinda Balluku ka konfirmuar se edhe per muajin dhjetor nuk do te aplikohet fasha energjitike prej 800kWh. Balluku tha ne nje deklarate se qytetaret i jane pergjigjur thirrjes se energjise per te kursyer energji, ndersa reshjet kane pasur ndikim te madh ne prurjet ne kaskaden e Drinit. Ajo kerkoi edhe njehere angazhimin e qytetareve per te kursyer energji, pasi eshte e vetmja menyre qe fasha te mos aplikohet. “Pas nje thirrje qe kemi bere ne muajin shtator per shkak te situates se veshtire dhe cmimeve te larta te importit, qytetaret i jane pergjigjur kesaj thirrje per te konsumuar me pak energji. Ne e kemi vleresuar reagimin tuaj dhe pavaresisht se eshte vendosur nje fashe nga ERE e cila mund te futej ne funksion kur ne te kishim veshtiresi, nuk eshte vendosur kurre dhe nuk eshte perdorur deri me sot. Puna ka dhene rezultat. Megjithate duhet thene qe kursimi i muajit shtator, tetor ka qene i konsiderueshem dhe na ka dhene nje dore per te kaluar nje situate te tille. Dua te kerkoj edhe njehere angazhimin tuaj, te cdo qytetari, familjari, biznesi te vogel, qe te vazhdojme te kursejme sepse do te jete e vetmja menyre per te mos aplikuar fashen 800kWh”, tha Balluku.

Shkruaj nje koment