FBI VULON DËSHTIMIN E AKSHI-T/ SEMANAJ: TË SHKRIHET AKSHI, ÇEDOI NË MËNYRË SKANDALOZE

0
32

Në shkelje të çdo parametri sigurie ka funksionuar Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit duke i dhënë mundësi hakerave iranianë të thyejnë shtetin digjital dhe të aksesojnë jo vetëm të dhënat e shtetasve shqiptarë, duke paralizuar dhe të gjitha shërbimet on-line. Gjetjet e Microsoft për amatorizmin e AKSHIT në menaxhimin e infrastrukturës së sigurisë kibernetike u përforcuan edhe nga një raport e FBI-së amerikane. Bëhet fjalë për parametra minimale të sigurisë kibernetike që nuk janë respektuar nga AKSHI.

Shkruaj nje koment