Femija 3 vjecar nderroi jete, mbyllet kopeshti ne Fier

Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë duke i hequr licencën kopshtit në Fier, ku u mbyt një fëmijë 3-vjeçar disa ditë më parë.
Nga konstatimet e bëra prej grupit të punes i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, në kopshtin “Flatrat e Dijes”, Fier është zbuluar se ky kopesht “nuk plotëson kriteret e parashikuara ne ligj qe mesuesit te kene diplomën e ciklit të parë “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor.
Po ashtu, ky institucioni arsimor parauniversitar privat, kishte “regjistruar dhe pranuar fëmijë në kopsht mbi numrin e lejuar të fëmijëve për grup, duke sjelle si pasojë mungesën e përkujdesjes së nevojshme për këta femijë”.
KONSTATIMET
Me urdhrin nr. 04, datë 10.01.2022 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, eshtë ngritur grupi i punës, i cili ka kryer verifikimet e nevojshme pranë institucionit arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier dhe në bazë të pikës 3, të nenit 70 të ligjit nr. 69/2012. “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Drejtoria e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, ka propozuar “Heqjen e licences për ushtrimin e veprimtarisë se institucionit arsimor parauniversitar, privat, kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier. licencuar me licence të QKL Nr. DN-8801-04-2013-01, me NIPT K233174020
Heqja e licences për ushtrimin e veprimtarisë së ketij kopshti bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të islacionit në fuqi. që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit, për institucionin arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier, të evidentuar në Raportin e Vlerësimit nr. 15/8/1 prot., date 31.01.2022 te Drejtorisé së Pergjithshme te Arsimit Parauniversitar, protokolluar në MAS me nr. 83/3 prot. datë 31.01.2022, si më poshtë:
Institucioni arsimor parauniversitar privat. kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier nuk ka drejtues didaktik, gjë që bie në kundërshtim me nenin 55/1 të ligjit nr. 69/2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier në kundërshtim me përcaktimet e nenit 21, të ligjit nr. 69/2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe të kushteve të licencës së dhënë, ka regjistruar fëmije të moshës nën 3 vjeç, kur mosha e detyrueshme për regjistrimin e fëmijëve në grupin e 1-re të arsimit parashkollor (kopsht) është mosha 3-4 vjeç.
Personeli mësimdhënës në institucionin arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier nuk plotëson kriteret e parashikuara në nenin 57, të ligjit nr. 69/2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku përcaktohet: “Mesuesi për arsimin parashkollor duhet te ketë fituar diplomën e ciklit të parë “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor”.
Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier nuk plotëson standarde të normativave infrastrukturore të përcaktuara, në kundërshtim me përcaktimet e Udhëzimit Nr. 15. datë 12.07.2013 “Për procedurat e posaçme për shqyrtimin e kërkesave për licence te institucioneve arsimore private dhe institucioneve arsimore plotësuese private parauniversitare”, indryshuar, kreu I. pika 5/c.
Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier, ka regjistruar dhe pranuar fëmijë në kopsht mbi numrin e lejuar të fëmijëve për grup, duke sjelle si pasojë mungesën e përkujdesjes së nevojshme për këta femijë, në kundërshtim me udhëzimin nr.30. date 12.9.2018 “Për numri ne nxenësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, i ndryshuar.
Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier nuk ka përmbushur detyrimet ne lidhje me dokumentacionin ligjor dhe teknik të nevojshëm, duke përfshirë kontratat e shërbimit me prindërit.
PËR KETO ARSYE:
Në mbështetje të nenit 102 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të pikës 3 tě nenit 70 të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bazuar në Raportin e Vlerësimit nr. 15/8/1 prot., datë 31.01.2022-të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar,
URDHËROJ:

  1. Mbylljen e veprimtarisë se institucionit arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier, në emër të personit juridik “ERMA” Shpk dhe licencuar me Licencë të QKL Nr. DN-8801-04-2013-01, me NIPT K233174020.
  2. Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier, ka këto detyrime:
    a) Te kthejë pagesat e kryera nga prindi/përfaqësuesi ligjor i femijes për pjesën e papërfunduar të frekuentimit të kopshtit, per vitin shkollor 2021-2022, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur, nëse ka.
    b) Të pajisë çdo fémijë me dokumentacionin e nevojshëm shkollor që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar.
    c) Të vendosë ne dispozicion te institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri ne plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë urdhër.
    d) Te mbuloje të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e femijeve. në zbatim të këtij urdhri.
    e) Të dorëzojë në institucionin arsimor vendor. përgjegjës për arsimin parauniversitar, të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë e kryer.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment