Fermerët të braktisur nga rilindja/ Bejko : Vetëm premtime dhe zero lekë subvencione, PD ka gati buxhetin për t’iu ardhur në ndihmë!

0
124

Mungesa e subvencioneve nga ana e qeverisë shqiptare është një barrë e rëndë për fermerët në Qarkun e Gjirokastrës. Në takimin me fermerë , kandidanti për deputet i PD z.Roland Bejko është njohur me problematikat e përditshme të tyre ndërsa i ka garantuar mbështetjen e tij dhe të kësaj force politike. Sipas z.Bejko PD ka gati një buxhet prej mbi 100 milionë euro për t’iu ardhur në ndihmë çdo fermeri dhe për të rimëkëmbur ekonominë.

“Kudo që takojmë fermerë e blektorë ankohen jo vetëm për koston e lartë të ushqimit të bagëtive, por mbi të gjitha për mungesën e subvencioneve nga qeveria e Rilindjes.

Kanë vite të tëra që marrin veç premtime dhe zero lekë subvencione!

Partia Demokratike angazhohet se vetëm për të subvencionuar fermerët në rimëkëmbjen ekonomike të tyre, ka gati një buxhet prej mbi 100 milionë euro!

Ndaj i ftoj fermerët të votojnë masivisht Nr. 9, PD+AN më 25 prill”- ka përfunduar z.Bejko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here