Festё nё lumin Buna me kanabis, 19-vjeçari nё pranga

Arrestohet njё 19-vjeçar dhe dy moshatarёt e tij janё vёnё nёn hetim ,pasi ishin duke organizuar njё festё me kanabis nё lumin Buna

Në  lumin Buna, në fshatin Zus të Shkodrës, po organizohej një festë në ambient të hapur dhe po konsumohej drogё nga tё rinjtё nё sasira ё konsiderueshme.

Arrestohet A. G., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”  Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u vunë nën hetim S. H., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër e F. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Gjatë operacionit policor të koduar ”Ishulli”.

Janё sekuestruar si material pёr prova materiale dhjetёra doza kanabis dhe njё sasi e vogёl e dyshuar kokaine.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment