Festa e Krishtlindjes dhe simbolika e saj

  Prej mijëra vjetësh festohet dhe përkujtohet në çdo vend të botës çdo 25 dhjetor festa e Krishtlindjeve.

Kjo festë e cila përkon me datën 25 dhjetor, e pikërisht me lindjen e birit të zotit me lindjen e Krishtit .

Krishtlindjet ose ndryshe “Kërshëndellat” apo “Kshnellat” festohet në mbarë botën, duke përcjellë gjithnjë mesazhet e shpresës, lindjes dhe shpëtimit që do të vinte nga biri i perëndisë. 

Krishti lindi në një shpellë në Betlehem i rrethuar nga dele dhe kafshë të tjera dhe nga barinjtë e zonës  duke përmbushur kështu profecinë e shkruar për të shumë më përpara se të vinte në këtë botë si i vdekshëm për të larë mëkatet e njerëzimit.

Krishtlindja (edhe “Kërshëndellat” apo shkurt “Kshnellat” ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes. Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Por përveç anës  spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat  më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet  për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve.  Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë.

HISTORIA E PEMES SE KRISHTLINDJES

Pema e Krishtlindjes është një prani fikse në ditën e Krishtlindjes. Por cila është historia e saj? Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes? Pastaj; cilët janë llojet e pemëve që përdoren, sa pemë shiten, cilët janë pemët më të larta, më të famshme, më të çuditshme në botë?

Duket se pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por vetëm në vtitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së krishtlindjes si zbukurim.

Duke parë përdorimin e madh të këtij elementi dekorativ, ekzistojnë “ferma” të tëra, të cilat kultivojnë pemët e destinuara posacërisht për festën e Krishtlindjes. Kompania e parë e këtij lloji u krijuan në vitin 1901 në SHBA.

Por për çdo pemë të prerë, kultivohen mesatarisht tre të tjera. Pothuajse një milion pemë Krishtlindjesh hidhen në plehra çdo vit vetëm në Londër. As 10% nuk riciklohet.

Përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide e Edward Johnson në vitin 1882, që ishte asistent i Thomas Edison.

Për sa i përket lartësisë, pema e Krishtlindjes më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin e Shën Pjetrit, me një gjatësi prej 30 metra.

Dita e Krishtlindjeve është një ditë mbarëbotërore. Jo vetëm të krishterët por e gjithë bota festoon tashmë Festën e Krishtlindjes, ditën e ardhjes së Krishtit në tokë, ditën që I biri I perëndisë mer formë njeriu dhe bëhet njeri si gjithë ne. Vjen për të shpëtuar njeriun nga robëria, ku njeri ka arritur dhe kishte arritur në këtë botë. Perëndia bëhet njeri, që njeriu me anë të njeriut të bëhet perëndi.  E gjithë bota festoon ditën e Krishtlindjeve mishërimin e Birit të Perëndisë, të Jezu Krishtit që mori formë njeriu.

Krishtlindjet janë gjithnjë burim i pashtershëm pozitiviteti. Me anë të kësaj feste të shenjtë të gjithë besimtarët dhe jo vetëm ndihen më të lehtësuar dhe me të prirur për të dashur njëri tjetrin. Urojmë për të gjithë besimtarët  krishtlindje sa më të begata dhe të mbushura me dashuri.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment