Festa kombëtare e Greqisë dhe përvjetori i vdekjes së Kacifas ,fluks në doganën e Kakavijës /Policia shton kontrollet

0
47

Gjatë dy ditëve të fundit nga pika doganore e Kakavijes kanë hyrë rreth 1800 persona disa për festën e minoritetit grek dhe të tjerë për ceremoninë përkujtimore të 1-vjetorit të vdekjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas.
Në pikën kufitare ka patur fluks automjetesh ,rreth 500 shtetas grekë kanë hyrë gjatë ditës së sotme, nga ana tjetër ka patur edhe të kthyer për shkak se rezultonin persona të shpallur “non grata” ndërsa disa të tjerë për mungesë garancie .
Forca të shumta policie ndodhen në Gjirokastër dhe në Jorgucat për kontrollin e personave të dyshuar për të siguruar rendin .
35-vjeçari Kostandinos Kacifas, mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit të kaluar gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat.
Gjatë festimeve për festën kombëtare të Greqisë.

Shkruaj nje koment