Festat e fundvitit/AKU urdhër për rritjen e kontrolleve të ushqimeve në vend

0
157

Festat e fundvitit po afrojnë,si rrjedhojë nga 20 nëntori deri më 31 dhjetor, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili ka nxjerrë një urdhër për rritjen e kontrolleve në biznese.

Në këtë urdhër thuhet se inspektorët veç kontrollit dokumentar, do të ushtrojnë edhe kontrollet fizike, për produktet me risk të lartë si dhe do të shtohet numri i marrjes së mostrave veçanërisht për nënproduktet e mishit, produktet e qumështit, lëndët e para për prodhime pastiçerie, frutat e thata e të tjera.

“Kjo fushatë do të shtrihet në të gjithë vendin, në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, kryesisht në operatorët e tregtimit me shumicë si dhe stabilimentet e përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore. Toleranca do të jetë zero ndaj të gjithë OBU-ve që tentojnë të prishin sigurinë e ushqimit në vend”, shprehet Robert Lili, drejtor i AKU-së.

Sipas të dhënave nga AKU ,prej janarit deri në tetor të 2019-s janë kryer 81 104 inspektime në total, ku janë marr 881 masa administrative gjobë me vlerë 250 440 lekë; ndërsa janë paralajmëruar me masë 6190 biznese të tjera.E megjithatë siguria ushqimore në vend mbetet mjaft shqetësuese .Në ndryshim nga qytetet e tjera në Gjirokastër kontrollet janë thuajse inekzistente ,ç ka do të thotë më shumë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.Ashtu siç është trajtuar edhe mëparë ,më problematike në qytetin e gurtë mbeten shitjet në rrugë apo mjedise të papërshtatshme të produkteve të bulmetit apo mishit e të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here