Festat e fundvitit po afrojnë,shtrenjtohen çmimet e fruta-perimeve në Gjirokastër

0
145

Është bërë tashmë e zakonshme ,sa herë që afron një festë ,tregtarët e fruta-perimeve rritin çmimet e tyre.Ndonëse duhen rreth dy javë nga festat e fundvitit, çmimet në tregun e Gjirokastrës kanë pësuar rritje me 20 apo 40 lekë e më shumë për produkte.Frutat dhe perimet po shiten më shtrenjtë kjo sipas tregtarëve ,nuk janë në stinën e tyre dhe janë të pakta tani ,ndërsa sipas qytetarëve është thjesht një “hile” e tregtarëve për të fituar pak më shumë gjatë këtyre ditëve.


I kanë rritur,këto ditë çmimi ka lëvizur .Po të shkosh çdo ditë në treg,shitësit thonë se nuk është i njëjti mall ,ka përmasa të ndryshme apo i marrin nga vende të tjera se nuk ka më produkte vendase për shkak të stinës.Këtë e kemi parë gjithnjë kur afrojnë festat e jemi mësuar”-thotë një qytetar.


“Janë të shtrenjta goxha ,ne pensionistët nga pak marrim dhe s ‘marrim fare si të na dalin paratë.Frutat e sezonit apo perimet i mbajnë shtrenjtë shumë.Tani që afrojnë dhe festat më shumë do shkojnë ,është hile e tregtarëve të fitojnë disa para më shumë”
-thotë një tjetër qytetar.


Gjatë këtyre ditëve disa prej çmimeve të fruta apo perimeve variojnë nga 100 lekë për kg më e ulëta tek 500 apo 600 lekë.Sezoni i festave sjell rritjen e çmimeve edhe të arrave bajameve apo lajthive të cilat përdoren rëndomtë në bërjen e ëmbëlsirave tradicionale,ku ato shiten me çmime nga 400 lekë ,600 apo 800 lekë për kg çka bëhen akoma më të paprekshme nga qytetarët .Nga ana tjetër edhe ato stinore si gështenjat mbajnë po çmime të larta duke filluar nga 400 lekë kg.Gjithashtu patatet ,domater qepët ,limonët apo ftonjtë e të tjerë që përdoren më gjerësisht në përditshmëri variojnë nga 100 lekë deri në 250 lekë kg.
Stina e dimrit mban kreun e çmimeve më të larta të tregut kjo pasi prodhimi vendas ulet ndjeshëm dhe shitësit detyrohen të marrin nga vendet fqinje por jo vetëm ka dhe tregtarë që përfitojnë nga ditët e festave për të fituar më shumë para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here