“Festat Lokale”, konkursi që promovon vlerat e fshatit

0
168

Ministria e Bujqësisë ka shpallur konkursin “Festat Lokale”, me synim promovimin e vlerave tradicionale që dallojnë zonat rurale nga njëra-tjetra si dhe zgjerimin e aktivitetit të mirëfilltë në fshat.

Konkursi i parë kombëtar i quajtur “Festat Lokale” vlen për zonat bregdetare, juglindore dhe zonat e identifikuara në strategjinë e “100 Fshatrave”, në mënyrë që të nxisë zhvillimin e festivaleve tradicionale, të fokusuara rreth aktiviteteve kulinare, gastronomike dhe tradicionale.

Qëllimi i konkursit për festivalin tradicional është tërheqja e sa më shumë turistëve në rajonet e lartpërmendura, të zgjasë sezonin turistik në këto rajone, promovimi i produkteve tipike lokale, rritja e të ardhurave nga turizmi në këto rajone si dhe të rrisë mundësitë e punësimit sidomos për të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara në këto rajone.

Festat lokale janë një mundësi për të gjeneruar ekonomi lokale dhe për të bërë të njohur zonat rurale anekënd vendit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ftojnë të gjitha bashkitë që në bashkëpunim me organizata dhe shoqëri të linjës të aplikojnë për mbështetjen e aktiviteteve lokale më të mira në funksion të promovimit të fshatit, turizmit rural dhe produkteve tipike.

Aplikimet priten deri në datën 20 prill pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe projektet fituese do të mbështeten nga MBZHR, MTM dhe Risi Albania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here