Festat/ Policia shton kontrollet, makina inteligjente dhe radarë në akset kryesore të vendit

0
51

Në këto ditë festash, Policia Rrugore bën me dije se në terren janë vendosur 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, të cilat po monitorojnë qarkullimin.

“Rrugorja”, përgjatë 2 ditëve të para të vitit të ri 2023, ka intensifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njëkohësisht, vijon monitorimi me përzgjedhje edhe për parandalimin e drejtimit të automjeteve, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, të shmangin pijet alkoolike kur u duhet të drejtojnë mjetin, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe në çdo rast, t’i japin përparësi këmbësorëve”, thuhet në njoftim.

Shkruaj nje koment