Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të mbahet vjeshtën e këtij viti

0
16

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet në muajin shtator.Kjo sipas ministres së Kulturës Elva Margariti, e cila ka bërë vetë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në FB. Pas shumë diskutimeve se festivali do të vinte gjatë muajve të ardhshme duket se është shtyrë përfundimisht për vjeshtë .

Statusi si mëposhtë;

“Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, manifestimi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë shpirtërore, do të zhvillohet në muajin shtator 2020, në Kalanë e Gjirokastrës.
Pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 vendi u përball me një situatë të jashtëzakonshme, ku primare ishte akomodimi i menjëhershëm 17 mijë banorëve dhe hartimi i projekteve të rindërtimit. Në këtë situatë u vendos që festivali të organizohet në muajin shtator.
Ky festival është shembull i shpirtit krijues të shqiptarëve dhe vitalitetit , i aftë për t’u ringritur pas çdo vështirësie.”

Shkruaj nje koment