Fevziu jep alarmin/ “Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm”

0
180

Moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu komentoi situatën e tensionuar politike në vend ditën e sotme nga studio e emisionit “Ditë për Ditë”.

Fevziu e cilësoi këtë moment si më të rrezikshëm shumë delikat për shkaktimin e kaosi.

Ai solli në kujtesë vonesën prej 6 ditësh në vitin 1997 që e çoi vendin në luftë.

“Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm.

E kam thënë shumë herë, njerëzit nuk e besojnë, jemi në një moment shumë delikat.

Shqipëria ka një precedent ku gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos.

Sepse kjo do shkojë në një marrëveshje.

Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë.

Negociatat nisën më 26 shkurt dhe u mbyllën me 6 Mars.

Po të kishin nisur me 26 dhe të ishin mbyllur me 28 shkurt, gjërat do të kishin qenë ndryshe sepse shpërthimi ndodhi me 1 mars.

Nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë. Shpresoj shumë që kjo s’do të ndodhë”,-deklraroi Fevziu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here