Fier: “Arratisen” aktorët e teatrit”Bylis”.


Teatri i Fierit, ndër dekada ka qenë shkollë dhe vatër kryesore e aktiviteteve teatrore..Në skenën e këtij teatri jetoi suksesin Hajrie Rondo, Pëllumb Kulla, Roland Roshi ,Luftar Paja ,Todi Llupi e qindra të tjerë. Teatri “Bylis” ka qenë padyshim pararoja e teatrove shqiptare! Aktualisht ky teatër rezulton i zbrazët .Për rreth tre vitet e fundit numri i aktorëve është tkurrur në kufijtë e in ekzistencës! Ndërsa në këtë godinë kulturore vijon një investim prej mbi 500 mijë euro aktorët mungojnë. Aktualisht në organikogramën teatrore nuk janë më shumë se dy-tre aktorë. Sipas burimeve tona brenda teatrit , ky reduktim drastik vjen për shkak të klimës jo mbështetëse të pushtetit vendor. Shumë aktorë nuk i afrohen këtij institucioni për shkak të pagave të ulta. Prej rreth një viti e gjysëm në këtë godinë vijon rikonstruksioni i brendshëm dhe i jashtëm.Ky investim kap shifrën mbi 500 mijë euro. Nën zë aktorët thonë për portalin se një investim kaq i lartë nuk ka vlerë pa prezencën e aktorëve!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment