Fier: Arrestohen dy vetë, njëri për vjedhje e tjetri për ushtrim dhune

0
183

Tentoi të vidhte një kioskë në qytetin e Fierit, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia 19-vjeçari.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, parandaluan një tjetër tentativë vjedhje duke arrestuar në flagrancë shtetasin E. S, 19 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë orëve të vona të natës, në lagjen”15 Tetori”, Fier, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke tentuar të vjedhë me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. J. Gjithashtu nga hetimet e kryera, ky shtetas rezulton të jetë autor i dyshuar i vjedhjes së baterisë dhe dokumentave të automjetit në pronësi të shtetasit R.L. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

Gjithashtu specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. S, 42 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe vëllait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here