Fier: Fjalët premtuese të prefektit i mori era, Gjanica ndot sot përsëri!

Mbi lumin përshkues të qytetit sot është përsëritur fenomeni i ndotjes. Mbetjet hidrokarbure te kompanisë “Albpetrol” si dhe mbetjet e disa fasonerish nuk ndalen. Ndotja ka qënë sot e nivelit të lartë.

Portali Jugunews.net dhe më pas disa media e kanë paraqitur si shqëtësim këtë fakt ditë më parë për ta dëgjuar pushtetmbajtësit. Për ndotjen, i shtyrë nga media prefekti Fierit Baki Bala në një konferencë shtypi ditën e djeshme tha se “e kishin situatën nën monitorim”!!

Çuditërisht monitorimi i paskërka dalë nga duart institucionit të Prefektit! Sot në mesditë fenomeni ndotje është përsëritur në përmasa shqetësuese .Askush nuk merr masa për të rregulluar gjëndjen dhe të penalizohen shkaktarët. Ndërkohë mësojmë se inspektoriati i mjedisit qënka shkrirë fare si strukturë!

Ky fenomen përsëritet cdo fundjavë sidomos të premteve. Nga vëzhgimet tona ndodh fundjavave sepse përkon me mbushjen e depozitave me mbetje gjatë javës. Për shkarkimin e tyre gjendet rruga më e shkurtër,lumi Gjanicë. Pamjet që sjell portali jane të së premtes në mesditë 3 km larg qëndrës së qytetit përgjatë rrjedhës së shtratit të lumit..Kjo është situata për të cilën Prefekti tha se e ka nën kontroll!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment