Fier/ Ishte shpallur ne kerkim, vihet ne pranga 43 vjecari i denuar per vrasje

0
183

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Fierit, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Në pranga është vënë shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtet ku ky person është i dënuar. Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar Edmond Brakan me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here