Fier: Kryeministri Shqiptar u tregon gishtin e mesit qytetarëve që thërritën “Rama ik” si dhuratë për 1 majin

0
208

Nga Vladimir Muçaj/

Edi Rama për 1 Maj në Fier. Për të shmangur protestuesit që ndodheshin në sheshin qëndror futet nga pas godinës së hotel “Fieri”.Gazetarët në vështirësi për tju afruar.Grupit të gazetarëve i bllokohet lëvizja për të shoqëruar kryeministrin. Për disa minuta të gjithë përfaqësuesit e medias ngelën të bllokuar nga grupi i sigurisë së kryeministrit.

Në momentin që Rama ecte në shesh i shoqëruar nga kryebashkiaku Subashi ndodhi edhe një incident të cilin gazetarët e patën të pamundur ta fokusonin për shkak të izolimit prej gardës dhe policëve. Protestuesit hidhnin parrulla “Rama ik”! në atë çast Rama imiton Bochard. Ngre gishtin në shënjë përgjigjeje ndaj protestuesëve. Pas pak protestuesi që reagoi pas xhestit të kryeministrit u shoqërua nga policia e Fierit për në komisariat..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here