Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Sekuestrohen lëndë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Cakran, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, gjetën dhe sekuestruan 3.5 kg cannabis sativa.Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi i 2 shtetasve, posedues të lëndës narkotike:I. H., 46 vjeç dhe N. Sh., 39 vjeç, banues në Cakran.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim”- përfundon njoftimi i policisë së Fierit.