Fier/ Përdhunimi i 23 vjeçares gjykata lë në burg të dashurin e saj/ Lirohet shoku.

0
143

Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në burg Musa Gudon të dashurin e 23-vjeçares që dy ditë më parë paraqiti një denoncim se ai e kishte përdhunuar bashkë me shokun e tij Orges Aliçani.
Ky i fundit është liruar nga gjykata, nën masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Ditën e djeshme 23-vjeçarja ka treguar se para disa ditësh i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij ku ndodhej bashkë me shokun e tij, të cilin ajo e njihte më parë.
Vajza ka treguar se mes tyre kishte nisur një bisedë për një shumë parash. Në atë moment, djemtë i kishin kërkuar vajzës që t’u siguronte një sasi parash pasi kishin tepër nevojë, duke i sugjeruar që t’i merrte nga të afërmit e saj.
Ajo ka refuzuar, çka ka bërë që ata ta përdhunojnë me forcë, tregon vajza. Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza thotë se i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur.
Pas mbledhjes së provave, të mërkurën policia bëri të mundur arrestimin e dy djemve, një 25 dhe 26 vjeç. Një prej tyre ka qenë i dënuar më parë kundërshtim dhe goditje të prokurorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here