Fier/ Përmbyten 20 shtëpi pranë shtratit të lumit në fshatin Ferras

0
166

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumit nga shtrati, ndërsa në terren po punohet me eskavatorë, për të hapur kanalet kulluese. Banorët thonë se kjo është situatë e pazakontë, ndërkohë që në katër vitet e fundit nuk kanë pasur probleme.

Prefekti i Fierit, Lefter Shehaj thotë se në pjesën tjetër të qytetin situata është nën kontroll, pasi po bie intensiteti i reshjeve të shiut.

Në Fier, ka dhe probleme me energjinë elektrike në disa fshatra. Raportohet se nënstacioni i Poçemit ka ndalur punën që nga ora 01:30 e mëngjesit. Rreth 3700 abonentë janë aktualisht pa drita, në Hekal , Fratar, Selitë, Kutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here