Fier: Qytetari u ikën nga duart policëve të patrullës dhe vrapon si Usain Bolt rrugicave të qytetit !

0
206

Ndodhi të dielën më 12prill në afërsi të qendrës së qytetit Fier, në orën 17.55 minuta. Dy policë të patrullës ndalojnë një qytetar me moshë relativisht të re i cili kishte dalë në rrugë edhe pse ishte i ndaluar tërësisht qarkullimi. Policët me mirësjellje i kërkuan të riut të futej në makinën aty pranë për ta shoqëruar në komisariat. I riu pasi refuzon për disa çaste, bën sikur do hyjë në veturën e policisë dhe ndërkohë ja fut vrapit në rrugët e qytetit. Njëri prej policëve e ndjek nga mbrapa duke e thirrur të ndalonte, tjetri hyn në makinë dhe nuk lëviz prej vendit për ti shkuar në ndihmë kolegut të vet për të bërë të mundur ndalimin e qytetarit që siç edhe duket në video, u iku duke u fshehur rrugicave të qytetit.

Gazetari i Jugunew.net i ndodhur në vendngjarje raporton se polici që bëri ndjekjen u kthye duarbosh te makina ku gjendej kolegu i vet.

Ende nuk dihet se kush ishte qytetari që i la “targën” policisë që duam, kështu që nuk mund të themi se ishte një qytetar i zakonshëm që u largua për ti shpëtuar gjobës së majme, apo kishte precedentë penal mbi vete.

Vetëm dy ditë më parë në një rast të ngjashëm qytetari që refuzoi ti bindej urdhër ndalimit të policit efektiv të grupit “Shqiponja” në Tiranë, dhe u largua me vrap rrugicave, e pa veten të plagosur me plumb në trup. më pas u mor vesh që ishte një i shumëkërkuar nga policia me precedentë të më parshëm kriminalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here