Fier, policia gjobit me 1.000.000 leke pronaret e 2 restoranteve

0
151

Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilat ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve D. V. dhe L. M masën administrative 1.000.000 lekë secilit.
Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/
administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here