Fier: Rezultoi me Covid-19 niset me urgjencë drejt Tiranës e moshuara

0
179

Një grua 86-vjeçare nga Peshtani i Fierit është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë në orët e para të mëngjesit, pasi ka rezultuar pozitive me Covid-19. E moshuara është paraqitur me komplikacione shëndetësore dhe shenja të virusit, çka ka detyruar mjekët të marrin tampon. Pas daljes së rezultatit e moshuara, nën masa të forta sigurie është nisur drejt Tiranës ku mësohet se ka mbërritur rreth orës 04:00 të mëngjesit. Nga hetime të rastit, paraprakisht është mësuar se e moshuara ka qenë për vizitë tek nipi i saj në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here