Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprën penale “Kanosja”

0
78

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprën penale “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Ballsh, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

H. T., 32 vjeç, banues në Plug, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë për jetën, një shtetase;

R. A., 26 vjeç, banues në Bitaj, Lushnjë, pasi dyshohet për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkruaj nje koment