Fier:Drejtonin automjetin të dehur, dy në pranga një procedim në gjëndje të lirë

0
78

Kontrolle nga policia rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi. Arrestohen në flagrancë dy shtetas si edhe procedohet penalisht një tjetër pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh.H, 24 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rrethrrotullimi i Grabianit”, Lushnje, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”. A.B., 42 vjeç, banues në Golem, Lushnjë. Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Ford Fokus”, në gjendje të dehur. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N.Ç, 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit u kap duke drejtuar nën ndikimin e alkolit automjetin tip “Ford”.

Kontrollet e Policisë do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Shkruaj nje koment