FIFA zhbllokon merkaton e Luftëtarit,klubi ka 24 orë kohë të bëjë lëvizjet

0
134

FIFA ka zhbllokuar merkaton e Luftëtarit, që tashmë mund të manovrojë për të federuar lojtarë të rinj. Bllokimi ishte bërë për shkak të mos pagesave ndaj futbollistit brazilin Marco Aurelio .Email i ardhur nga FIFA i ka dhënë ‘ok’ përpjekjeve të klubit për të manovruar në merkato.
Luftëtari ka dicka më tepër se 24 orë për të bërë lëvizjet e dëshiruara në merkato, apo të federojë lojtarët me të cilët ishte akorduar, përpara se të mbërrinte vendimi i FIFA-s. Sipas asaj që kishte deklaruar më parë tekniku Çoçlli, bluzinjtë kanë gjetur marrëveshjen me disa lojtarë të rinj, të cilëve u mungonte vetëm federimi për të zbritur në fushë. Por tani mund të nxitojnë për të përforcuar skuadrën me lojtarë të huaj, në tentativë për të arritur një shpëtim që, si kanë ardhur gjërat në gjysmën e parë të kampionatit, duket mision i pamundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here