Filipine, një kryetar bashkie shpërblen punonjësit e tij beqarë për Shën Valentin

0
135

Me rastin e ditës së Shën Valentinit, punonjësit beqarë të një bashkie në Filipine do të paguhen më shumë këtë të martë. 

Njerëzit që kanë qenë beqarë për më shumë se pesë vjet dhe punojnë për komunën e General Luna në provincën Quezon, në juglindje të vendit do të marrin ekuivalentin e pagës së tre ditëve.

Kështu konfirmoi për AFP kryebashkiaku Matt Florido.

Për Ditën e Shën Valentinit, askush nuk do t’u japë atyre çokollata apo lule. Kështu që ne menduam t’u jepnim atyre këtë lloj shpërblimi, në mënyrë që ata të mund të ndjenin se dikush kujdeset për ta, se dikush i do. 

Nga 289 punonjësit e bashkisë, 37 janë kualifikuar për çmimin, pasi kaluan një proces rigoroz vetingu për të konfirmuar statusin e tyre. Stafi i kualifikuar duhej t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me datën e lidhjes së tyre të fundit ose arsyet e ndarjes së tyre dhe beqarinë e tyre të vazhdueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here