Filloi operacioni “fshesa” në spital, sot u shkarkua shefi i Sektorit Teknik, tre të tjerë i pret burgu

Startoi sot “fshesa” në administratën e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Përgjegjësi i Sektorit Teknik është shkarkuar nga kjo detyrë duke dhënë sinjalin e parë që kjo administratë abuzive në tetë vitet e fundit, do të shkundet plotësisht.

Përgjegjësi i Sektorit Teknik F.D. sipas burimeve që ka marrë Jugunews.net është shkarkuar sot pas procesit analizues të Grupit të Punës të ngritur me këtë rast në Spitalin Rajonal që përbëhet nga katër persona pjesë e administratës.

I shkarkuari i sotëm, do të pasohet nga shefi i Planit në këtë spital e me radhë nga drejtues të tjerë të sektorëve të cilët janë të gjithë përgjegjës për dëmet ekonomike të shkaktuara gjatë tetë viteve të fundit që kur Spitali Rajonal është drejtuar nga LSI.

Burime të Jugunews.net referuar Grupit të Punës, bëjnë të ditur se është plotësuar dosja me materiale shkresore me shkelje të identifikuara për drejtues të sektorëve në spital ku do të cohen për ndjekje penale në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Madje oficerë të Policisë Gjyqësore, janë në dijeni të veprimeve abuzive të përgjegjësve të sektorëve drejtues në spital dhe presin inicimin e veprimeve për të proceduar penalisht ndaj tyre.

Në tre raste, burgu për t’a është i garantuar pasi në dosjet e tyre, janë faktuar elementë abuzues që cojnë në ngritjen e akuzës për “shpërdorim detyre”.

Të gjithë këta, janë militantë të LSI dhe që nuk kanë asnjë lidhje me profesionalizmin apo dhe përputhshmërinë e formimit të tyre profesional, me vendin e punës.

Në 90% të rasteve, militantët e Tavos, kanë mungesë diplome dhe ata që e kanë një të tillë, do të hetohet origjina sepse dyshohet për mosvërtetësinë cka mund të akuzohen për falsifikim dokumentacionesh që dënohet me burg deri në 8 vjet.

Zhvillimet në spital, do të jenë të përditësuara nga Jugunews.net në cdo hap.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment