Fillon kthimi i emigrantëve. Në 12 orët e fundit, 4500 emigrantë drejt Greqisë

0
348

Pas mbarimit të festave të fundvitit, kanë filluar lëvizjet në Pikën Kufitare të Kakavijes. Sot ka qenë më i lartë numri se një ditë më parë, i emigrantve që kërkojnë të rikthehen në Greqi. Sipas burimeve zyrtare policore, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka filluar lëvizja në drejtim të Greqisë e mijëra emigrantëve. Nga raportimet më të fundit, konfirmohet se brenda 12 orëve të kanë dalë nga territori shqiptar 4500 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, rreth 1 mijë automjete prej të cilave mjaft autobuzë të linjave Tiranë-Athinë. Ndërkaq numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Shqipëri, përmes Kakavijes ka qenë 1500. Burimet zyrtare konfirmojnë se pala jonë ka punuar me 3 sportele në dalë dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke ka punuar me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje. Nuk janë shënuar radhë në pritje për të kaluar apo konfuzion. Ndërkohë që vala e emigrantëve drejt Greqisë, do të vazhdojë deri këtë fundjavë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here