Fillon operacioni kundër informalitetit ndërtimor në fshat, dy “viktima” në fshatin Karjan

0
144

Ndërtimeve pa leje nëpër fshatrat e Gjirokastrës, po u vjen fundi. Ndërhyrja e policisë për të identifikuar rastet e këtyre fenomeneve sapo ka filluar dhe pritet që në skaner, të jenë të gjitha rastet kur objektet rezultojnë pa leje. Dy banorë të fshatit Karjan në zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër, sot janë proceduar penalisht pikërisht për shkak të ndërtimeve të objekteve pa lejen e autoriteteve vendore. Dy rastet janë identifikuar pas një procesi verifikimi nga Bashkia e Gjirokastrës. Q.K 58 vjece dhe F.H. 35 vjecar janë gjetur sot të papërgatitur përballë kërkesave të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Gjirokastër për të vertetuar ligjshmërinë e objekteve të ndërtuar nga vetë ata. Ndonëse të dy personat kanë ndërtuar objekt në tokën e tyre, ata do të ndiqen në gjendje të lirë nga organi i akuzës në Gjirokastër ku mbi ta rëndon vepra penale e ndërtimit të paligjshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here