Gary Oldman, është anglezi që rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe kritikës me rolin e Churchill në ‘Darkest Hour’ në ndarjen e çmimeve Oscar. Përpos punës së jashtëzakonshme të grimit, ishte Oldman ai që kishte përvetësuar në çdo qelizë personazhin për të ‘hipnotizuar’ shikuesin. Nga zëri, e deri tek plastika, vështirë të bëje dallimin mes Churchill dhe aktorit.
Është e zakonshme që filmat biografikë t’i sjellin statujën Oscar aktorëve në rolet kryesore, por Oldman nuk përfshihet fort në këtë kategori.
Puna dhe kontributi i tij si aktor në kinema është i pamohueshëm e Churchill nuk është i vetmi rol ku aktori na ka lënë gojëhapur.
Personazhi i antagonistit në ‘Leon, The Professional’ mbetet ikoniku, ashtu sikurse transformimet në të tjera prodhime ndër vite na kanë dhënë bindjen se Oldman e ka rrëmbyer Oscar-in e tij që në fillimet e karrierës.
Ja disa nga rolet më të spikatura të anglezit, që do t’ju bëjnë të kuptoni pse statuja e fituar është më shumë se e merituar.
Meantime
Sid and Nancy
State of Grace-1990
True Romance
The Book Of Eli

Leon The Professional
The contender
Immortal Beloved me rolin e Bethoven
The Fifth Element
Hannibal
Harry Potter -The-Prisoner Of Azkaban 2004
Dracula
The dark knight- Batman Trilogy
Darkest Hour – Churchill