Finlanda leje lindjeje jo vetëm grave por edhe burrave

0
233

Qeveria e re në Finlandë, ka bërë publik planin për t’u dhënë si burrave dhe grave leje të barabarta në punë në momentin që do të shtojnë familjen e tyre me një pjestar të ri.
Ky plan ka në fokus që baballarët të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre. Në këtë mënyrë, të dy prindërit do të përfitojnë një pushim prej 14 muajsh. Suedia, e cila është vend fqinj me Finlandën, ka aktualisht sistemin më bujar në Evropë, që ofron më së shumti pushim prindëror, plot 240 ditë që nga lindja e fëmijës. Me anë të këtij projekti qeveria finlandeze shprehet se dëshiron të “promovojë mirëqenien dhe barazinë gjinore” .
Ministrja për Çështje Shëndetësore dhe Sociale, Aino-Kaisa Pekonen tha para gazetarëve se një reformë radikale për përfitimet familjare ka filluar në Finlandë dhe se qëllimi i saj është forcimi i marrëdhënieve mes prindërve dhe fëmijëve që në fillimin e jetës së të vegjëlve. Me sistemin aktual në Finlandë, pushimi me pagesë për gratë është 4.2 muaj, ndërsa për burrat 2.2 muaj.
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, muajin e shkuar tha se vendi i saj ende ka rrugë për të bërë në aspektin e barazisë gjinore dhe u ankua se shumë pak baballarë po kalojnë kohë me fëmijët e tyre në vitet e para të jetës së vogëlushëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here