Fiskalizmi me kosto të “kripura” – Një biznes do të paguajë minimalisht 1600 euro në vit

0
48

Nga Janari 2020 bizneset do të përballen me kosto të kripura që rrjedhin nga projekti i fiskalizmit,  ku vetëm për instalimin fillestar të sistemit të ri do të paguajnë afro 1300 euro dhe mirëmbajtja vjetore llogaritet në 350 euro.  Përllogaritjet janë bërë nga përfaqësues të kompanive të kasave fiskale, sipas të cilëve, bizneset do të paguajnë disa herë më shumë se aktualisht.

Përfaqësuesit e kompanive të kasave fiskale që janë aktualisht në funksion, kanë propozuar që të rishikohet projektligji për fiskalizimin dhe të bëhet një ndërthurje midis sistemit aktual dhe sistemit të ri për të arritur qëllimin final, luftën ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal.

Shkruaj nje koment